Presidenti i Republikës së Shqipërisë

V.Doka 1

Koordinator/ Këshilltar për Mbrojtjen dhe Sigurinë

Gjeneral brigade Vullnet Doka

Z. Vullnet Doka ka lindur në Kavajë, më 24 prill 1970. Z. Doka është ushtarak aktiv dhe mban gradën Gjeneral brigade.

Në karrierën e tij prej tridhjetë e dy vitesh në Forcat e Armatosura, Gjeneral brigade Doka ka mbajtur pozicione të ndryshme dhe ka kryer detyra të rëndësishme në strukturat e Forcës Ajrore (1992-1998); komandant reparti radiozbulimi (1998-2003); në fushën e inteligjencës ushtarake (Specialist kundërterrorizmi, Analist, Shef Sektori, Zëvendës Drejtor i Drejtorisë së Analizës dhe Drejtor Zbulimi (2003-2016), Përgjegjës Sektori i Transformimit në Drejtorinë e Planifikimit të Mbrojtjes (2016-2017); Shef i Departamentit te Strategjisë dhe Historisë Ushtarake (2018-2020), Drejtor Kabineti i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FARSH (2021-2022). Gjeneral brigade Doka ka qenë drejtues dhe lektor i Kursit të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes në periudhën 2018-2020, në Akademinë e Forcave të Armatosura.

Gjeneral brigade Doka ka përfunduar Akademinë Ushtarake në vitin 1992, në degën Artileri Kundërajrore. Krahas arsimimit ushtarak është diplomuar (DIND) në fushën e drejtësisë në Universitetin “Justicia”, Tiranë (2007-2011), ka përfunduar studimet Master i Shkencave për “Sigurinë dhe Mbrojtjen”, në Akademinë e Forcave të Armatosura (2011-2013), si dhe zotëron diplomën Master i Arteve për “Studime Strategjike të Sigurisë” dhe diplomën e Kolegjit të Luftës, nga Universiteti Kombëtar i Mbrojtjes, Washington D.C., SHBA (2014-2015).

Z. Doka ka kryer një sërë trajnimesh në fushën e inteligjencës, analizës, kundërterrorizmit, planifikimit të mbrojtjes, etj, në SHBA, Gjermani, Holandë, si dhe në shkolla dhe qendra ekselence të NATO-s.

Gjeneral brigade Doka ka marrë pjesë në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR (2017-2018); në misionin e NATO-s “Resolute Support” në Afganistan (2020-2021), dhe në misionin vëzhgues të OSBE-së në Ukrainë, mars 2014.

Ai është vlerësuar me disa medalje për arritje gjatë karrierës së tij, konkretisht, non-art 5 “Operacioni i NATO-s në Ballkan” (2018) dhe non-art 5 “Misioni i Mbështetjes Vendimtare në Afganistan” (2021), dhënë nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s; medalja për merita të veçanta dhënë nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH (2011); medalja e luftëtarit 2022; medalje pesëmbëdhjetë dhe tridhjetë vite karrierë në Forcat e Armatosura (2022), si dhe medaljen “Croce Comemoriativo” dhënë nga Forcat e Armatosura të Italisë për pjesëmarrje në misionin “Mbështetje Vendimtare”, Afganistan 2021.

Zoti Doka është i martuar me znj. Mirsie Doka me profesion financiere dhe ka një vajzë, Adelajda dhe një djalë, Murat.