Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Sekretar i Përgjithshëm

Valbona Lusha (Muhaj)

Valbona Lusha Muhaj

Sekretar i Përgjithshëm

Valbona Lusha (Muhaj)

Valbona Lusha (Muhaj) – Sekretar i Përgjithshëm

Lindur në Vlorë (Shqipëri), më 5 dhjetor 1985.

Znj. Lusha është diplomuar në vitin 2008 në degën Financë në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Tiranës. Në vitin 2014 ka përfunduar programin Master për Financë në Fakultetin Ekonomik, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë.

Zonja Lusha ka një eksperiencë të pasur profesionale mbi 14 vjeçare në poste të ndryshme në Bankën Credins. Gjithashtu, ka marrë pjesë në Koalicionin për Nxitjen e Pjesëmarrjes së Grave dhe të Rinjve në Politikë në dhjetor të vitit 2008, si dhe në trajnime të ndryshme për sa i përket aftësive të lidershipit, negocimeve dhe punës në grup.

Znj. Lusha ka qenë këshilltare e kabinetit të Presidentit të Republikës në periudhën kohore gusht 2022 – janar 2023, më pas ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm, Menaxhimit Financiar, Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve deri në prill 2023 dhe duke vijuar në vazhdim si Sekretar i Përgjithshëm.