Znj. Arta Sakja ka lindur në Kavajë, më 1971. Është diplomuar në vitin 1993 për Gjuhë dhe Letërsi Frënge, në Fakultetin Histori-Filologji, Universiteti i Tiranës. Znj. Sakja mban gradën shkencore “Doktor” në Shkencat e Gazetarisë dhe Komunikimit.
Më herët, znj. Sakja ka punuar si gazetare në Agjencinë Telegrafike Shqiptare dhe si specialiste në Zyrën e Marrëdhënieve me Median dhe Publikun të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Ajo gjithashtu ka drejtuar Drejtorinë e Përgjithshme për Informacionin, Dokumentacionin dhe Kërkimin Shkencor në Kuvendin e Shqipërisë. Ka qenë pedagoge e jashtme në Universitetin e Tiranës, si dhe pedagoge e Komunikimit dhe Gazetarisë në universitetet jopublike “Beder” dhe “Albanian University”, në të cilin ka mbajtur edhe postin e drejtueses për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Kërkimin Shkencor.
Karriera e znj. Sakja është ndarë midis gazetarisë aktive, komunikimit institucional dhe marrëdhënieve me publikun, mësimdhënies dhe studimeve akademike në shkencat e komunikimit dhe gazetarisë, si dhe angazhimit si aktiviste për fuqizimin e grave shqiptare në politikë dhe vendimmarrje. Znj. Sakja ka marrë pjesë në programe të ndryshme trajnimesh politike: Programi për Leadership-in Rinor pranë Këshillit të Evropës, programi i NDI për Menaxhim Politik, si dhe në disa programe trajnimi për komunikim publik dhe institucional në vende të ndryshme.
Ajo ka qenë Koordinatore e Përgjithshme e Strategjisë së Parë Kombëtare për Barazinë Gjinore dhe Luftës kundër Dhunës në Familje (2007-2010). Ka marrë pjesë, së bashku me një numër gazetarësh nga e gjithë bota, përzgjedhur nga UNESCO, në hartimin e Strategjisë për Komunikimin e Platformës së Pekinit, në vitin 1995.
Dr. Arta Sakja ka publikuar vetëm dhe në bashkëautorësi, një sërë studimesh dhe artikujsh shkencorë për çështjet e komunikimit publik dhe politik, në organe të specializuara vendase dhe ndërkombëtare. Ka përkthyer nga frëngjishtja literaturë në fushën e komunikimit politik dhe është autore e dy veprave letrare në prozë dhe poezi, krahas sprovave të tjera letrare botuar në organe të ndryshme të medias.
Znj. Sakja është e martuar dhe nënë e një vajze.