Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Ndërtesa

Historiku i godinës së Institucionit të Presidentit

Ndërtesa e Institucionit të Presidentit u konceptua për të qenë përfaqësia e Ambasadës Sovjetike në Shqipëri. Themelet e saj u hodhën në vitin 1959 sipas një marrëveshjeje të nënshkruar nga qeveritë e dy vendeve. Në vitin 1961, kur Bashkimi Sovjetik ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë, godina nuk kishte përfunduar së ndërtuari ndaj aty nuk u vendos kurrë ambasada e Bashkimit Sovjetik.

 

Pas shpërbërjes së regjimit komunist në Shqipëri, godina u përdor si vendndodhje për Zyrën e Presidentit të Shqipërisë, e cila është përdorur për këtë qëllim pandërprerë deri më sot.Në Institucionin e Presidentit të Republikës ndodhet Zyra e Presidentit të Shqipërisë dhe është vendi kryesor i punës së Presidentit. Po në këtë Institucion, qëndron edhe stafi i drejtpërdrejtë i Presidentit, si dhe stafi mbështetës që i raporton Kreut të Shtetit.Volumi i madh i ndërtesës thyhet nga ritmi vertikal i kolonave masive të kryera përpara dhe larg njëra-tjetrës dhe bordurave të futura të dritareve. Godina është ndërtuar larg buzës së rrugës duke i dhënë një karakter të veçantë që thekson rëndësinë e saj.

 

Që nga krijimi i shtetit shqiptar më 28 nëntor 1912, Shqipëria ka provuar disa modele qeverisjeje. Gjatë kësaj periudhe funksioni i Presidentit të Republikës dhe i Kryetarit të Shtetit është ushtruar në forma të ndryshme. Më 30 prill 1991 me zgjedhjen e Presidentit të parë të Republikës Parlamentare nga ana e një parlamenti shumëpartiak, u krijua Institucioni Kushtetues i Presidentit të Republikës.

Presidenca