I lindur në vitin 1963, Ilir Melo iu bashkua Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë në vitin 1993. Ai është anëtar i Shërbimit të Jashtëm me gradën Ministër Fuqiplotë.
Z. Melo ka shërbyer si Ambasador i Shqipërisë në Kroaci dhe si Ambasador jo-rezident në Bosnje dhe Hercegovinë gjatë kësaj kohe ai ishte edhe përfaqësuesi i Shqipërisë në RACVIAC, Zagreb.
Z. Melo ka shërbyer në poste të ndryshme jashtë vendit, duke përfshirë Misionin shqiptar në OKB, Ambasadat shqiptare në Uashington DC, Londër dhe Stokholm.
Ndër detyra të tjera, ai ka mbajtur poste të larta si Drejtor i Përgjithshëm për Organizatat Ndërkombëtare; Shefi i Kabinetit të Zëvendëskryeministrit dhe Ministrin e Punëve të Jashtme; I Ngarkuari me Punë, a.i. në Misionin Shqiptar në OKB; Koordinator Kombëtar për disa organizata ndërkombëtare/rajonale si: EUSAIR, SEECP/RCC, WBF, CEI, BSEC, etj. Ai ka qenë emëruar si Zëvendës-President dhe anëtar i Byrosë së Konferencës së OKB për Angazhimet për Aktivitetet Zhvillimore 2004 dhe Konferenca e OKB-së për Angazhimet për Programin Botëror të Ushqimit, FAO 2004; dhe Zëvendëskryetar i Komitetit Kryesor III, Konferenca e Rishikimit të NPT 2005.
Z. Melo ka shërbyer si drejtor i Departamentit për Rajonin dhe Vendet Fqinjë, drejtor për Amerikën, Azinë dhe Afrikën, drejtor për Arkivin Historik dhe Dokumentacionet, dhe më parë ka mbajtur postin e drejtorit në Departamentin e Evropës. Ai gjithashtu ka marrë poste si drejtor i Departamentit të Amerikave, drejtor i Departamentit të Bashkimit Evropian dhe anëtar i Kabinetit të Ministrit të Jashtëm. Z. Melo është emëruar në departamente të ndryshme në Ministri, përfshirë Protokollin e Shtetit, zyrën e NATO-s, zyrën e Amerikës dhe Evropës, etj.
Z. Melo është diplomuar në Akademinë Diplomatike në Vjenë (1993-1994). Gjithashtu ka kryer me sukses një sërë programesh dhe kurse trajnimi në Gjermani (George C. Marshall European Center for Security Studies), SHBA, Itali, Greqi, Izrael, etj.
Para angazhimit në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, ai ka qenë asistent profesor në Universitetin e Tiranës (1987-1993), menjëherë pas përfundimit të studimeve të specializuara për fizikë në të njëjtin universitet në vitin 1987.
Atij i është akorduar Medalja kroate e Urdhrit të Dukës Branimir.
Z. Melo është i martuar dhe ka dy vajza.