I diplomuar si Jurist në vitin 1987 në Fakultetin e Shkencave Politike-Juridike të Universitetit të Tiranës, Ilirjan Rusmali e ka zhvilluar karrierën profesionale ndër vite në specialitetin e të drejtës kushtetuese dhe asaj procedurale kushtetuese, të zgjedhjeve dhe të teknikës legjislative.
Pas një periudhe të shkurtër si lektor i të drejtës kushtetuese në të njëjtin fakultet, Ilirjan Rusmali u aktivizua në periudhën 1995-1997 në administratën e lartë shtetërore, (Kryeministri, Presidencë dhe Kuvend) si Këshilltar Juridik, përpara se të ushtrohej në sektorin privat dhe si veprimtar i shoqërisë civile në periudhën 1998-2001. Ai iu rikthye aktivizimit në sektorin privat pas vitit 2013, duke u angazhuar kryesisht si ekspert i pavarur kushtetues. Në këtë kuadër, z. Rusmali ka marrë pjesë si ekspert draftues për llogari të Kuvendit dhe të komisioneve parlamentare të reformës zgjedhore dhe ka kontribuar sidomos në hartimin e kuadrit aktual ligjor të zgjedhjeve, sikurse ka bashkëpunuar me një numër organizatash vendase, të huaja ose ndërkombëtare, si: OSBE, NDI, UN-Women, GIZ, GADC, etj., me ekspertizë për projekte specifike.
Ilirjan Rusmali ka akumuluar një përvojë të konsiderueshme politike përgjatë viteve 2001-2013 si funksionar i lartë i Partisë Demokratike, anëtar i Këshillit Kombëtar dhe anëtar i Kryesisë së kësaj partie. Njëkohësish, ai ka ushtruar detyrën Sekretar për Çështjet Ligjore në parti (në periudhën 2002-2005 dhe Sekretar për Zgjedhjet), duke qenë pjesë e drejtimit të partisë, si në opozitë, dhe në qeverisje.
Në kuadër të veprimtarisë politike, ai ka qenë i zgjedhur për dy mandate anëtar i Këshillit Bashkiak Tiranë (2000, 2003) dhe për dy mandate të tjera deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë (2005, 2009).
Përgjatë veprimtarisë parlamentare, Ilirjan Rusmali ka mbajtur detyrën e Kryetarit të Komisionit të Çështjeve Ligjore, të Drejtave të Njeriut dhe Administratës Publike, ka qenë anëtar i Këshillit të Legjislacionit dhe i Komisionit të Mandateve dhe Imuniteteve, si dhe ka bashkëdrejtues i Komisionin ad hoc të reformës zgjedhore të kohës. Gjithashtu, ai ka qenë kryetar i delegacionit parlamentar të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Ilirjan Rusmali në vitet 2005-2008 ka qenë njëpasnjëshëm zëvendëskryeministër dhe ministër i drejtësisë i Republikës së Shqipërisë.
Ai është shkëputur nga angazhimi politik në vitin 2013, për ta ndjekur politikën në vijim nga pozicioni i një vëzhguesi të vëmendshëm e të interesuar profesionalisht.
Me vendim të Kuvendit, z. Rusmali është zgjedhur anëtar i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve të KQZ-së dhe e ushtron këtë detyrë publike nga muaji tetor 2020.
Ilirjan Rusmali është njohës dhe praktikues i anglishtes, gjermanishtes dhe italishtes.