Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Këshilltar Diplomatik

Vera Cara

E lindur më 7 shkurt 1967, Vera Cara i është bashkuar shërbimit të jashtëm në dhjetor 1998.

Ka mbaruar studimet për Ekonomist i Sferës së Qarkullimit në Universitetin e Tiranës (1990) dhe Masterin e nivelit të dytë për Marrëdhënie Ndërkombëtare, të Drejtat e Njeriut dhe Bashkimin Evropian, në Universitetin Roma 3, Itali (2008).

Para se t’i bashkohej shërbimit diplomatik, ajo ka punuar në sektorin e Postë-Telekomunikacioneve, ku ka ndjekur aspekte të lidhura me rregullimin e sektorit postar dhe legjislacionin.

Gjatë punës në shërbimin diplomatik, ajo ka ndjekur një sërë trajnimesh të organizuara nga Ministritë e Jashtme dhe institucione të specializuara në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare nga vende të ndryshme, si në Gjermani (2003), Hollandë (2002), SHBA (2001), Itali (2000), etj.

Vera Cara mban gradën diplomatike Ministër Këshilltar. Ka punuar në Drejtori të ndryshme të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, si në Drejtorinë e Diplomacisë Ekonomike, atë të Çështjeve  Konsullore,  Drejtorinë e Amerikave, Azisë dhe Afrikës, etj.

Ajo ka shërbyer për dy mandate pranë Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Romë (2003-2009 dhe 2010-2016), me gradat Sekretare e Parë dhe Këshilltare, dhe si e Ngarkuar me Punë (shkurt-maj 2016).

Gjatë këtyre mandateve ajo ka shërbyer gjithashu si Përfaqësuese e Përhershme Alternative e Shqipërisë pranë Agjensive të specializuara për Bujqësinë dhe Ushqimin të Kombeve të Bashkuara në Romë (FAO, IFAD dhe WFP), Kryetare e zv/Kryetare e Grupit Rajonal Evropian  – ERG (FAO, 2008), zv/Presidente e Klubit të Këshilltarëve ekonomik-tregtar në Itali (2006-2009), etj.

Flet anglisht, frëngjisht dhe italisht.

Këshilltar Diplomatik

Vera Cara

VERA1