Arjan Kadareja ka lindur në Tiranë, më 28 mars 1961.
Në vitin 1986, ai përfundoi studimet e larta universitare duke marrë titullin Inxhinier Miniere nga Universiteti i Tiranës.
Në periudhën 1993-2000, ai kreu studimet pasuniversitare pranë Institutit të Diplomuar të Studimeve Ndërkombëtare në Gjenevë të Zvicrës, duke marrë në vitet 1995 dhe 2000 respektivisht Diplomën e Master-it dhe gradën PhD në Ekonomi Ndërkombëtare.
Arjan Kadareja ka marrë gjithashtu titullin “Profesor i Asociuar” nga Universiteti i Tiranës në vitin 2016 si edhe, në vitin 2019, gradën profesionale të analistit financiar, Analist Financiar i Autorizuar (CFA®), nga Instituti CFA në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Nga korriku i vitit 2022, Arjan Kadareja punon si këshilltar i Presidentit të Republikës dhe instruktor i jashtëm në Universitetin e New York Tirana dhe Kolegjin St. Clair, Uindsor, Kanada.
Më parë, ka mbajtur pozicione si pedagog në Universitetin e New York Tirana (2016-2022), instruktor i jashtëm në Kolegjin St. Clair, Uindsor, Kanada (2022- ), pedagog në Institutin Kanadez të Teknologjisë (2014-2016), pedagog në Universitetin Europian të Tiranës (2010-2014), konsulent kërkimesh financiare pranë Bankës Qendrore Evropiane (ECB) në Frankfurt, Gjermani (2004-2015), anëtar joekzekutiv i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë (2006-2013), ekonomist në Qendrën për Studime Prospektive dhe Informacion Ndërkombëtar (CEPII) në Paris, Francë (2000 – 2002), pedagog në Universitetin e Tiranës (1991-1993) dhe inxhinier miniere në Minierën e Kromit Batër, Burrel (1986-1991).
Arjan Kadareja ka shkruar dhe publikuar artikuj në revistat shkencore me emër të ekonomisë dhe financave, si edhe kryen shpesh prezantime në konferencat shkencore.
Ai ka përkthyer nga anglishtja tekste universitare mbi integrimin ekonomik e monetar Evropian dhe investimet në financë.
Ai ka njohuri të thelluara dhe ekspertizë në makroekonomi, financë dhe bankat qendrore, si edhe në çështje të integrimit ekonomik dhe financiar.