Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Këshilltar Juridik

Fjorida Ballauri

Fjorida Ballauri ka lindur në Korçë, më 14.02.1983. Në vitin 2005 është diplomuar “Jurist” në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Ka ndjekur studimet pasuniversitare Master në Shkencat Penale (2006-2008) pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Prej vitit 2006 mban titullin “Avokat”. Në dhjetor të vitit 2015 ka përfunduar studimet doktorale dhe ka marrë gradën shkencore “Doktor” pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, në fushën e parandalimit të konfliktit të interesave në administratën publike dhe instrumentave ligjorë kundër korrupsionit.

Përpara fillimit të detyrës së Këshilltarit Juridik të Presidentit të Republikës, SH.T.Z Bajram Begaj, ajo ka ushtruar detyrën e lektores dhe drejtueses së grupit kërkimor shkencor të shkencave shoqërore në Departamentin e Formimit të Përgjithshëm dhe Juridik pranë Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit, Akademia e Sigurisë (2021-2023). Nga viti 2015-2022, është angazhuar si pedagoge e jashtme, lektore pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës dhe vijon angazhimin në jetën akademike si lektore e jashtme pranë Akademisë së Sigurisë. Në periudhën shtator 2013 deri në nëntor 2018 ka punuar pranë Prokurorisë së Përgjithshme, në pozicione si Këshilltar Ligjor dhe Drejtor Kabineti. Në vitet 2006-2013, ka punuar pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, ku ka kontribuar në pozicione të ndryshme ekspertize dhe drejtimi si juriste, Drejtor Kabineti dhe Drejtor i Drejtorisë Juridike dhe Marrëdhënieve me Autoritetet Përgjegjëse.

Ka botuar një sërë studimesh dhe artikujsh në revista shkencore apo në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, parandalimit të konfliktit të interesave, sigurisë publike, instrumentave anti-korrupsion dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, çështjeve të deklarimit të pasurive, parandalimit të pastrimit të parave, kriminalizimit të pasurimit të paligjshëm, etj. Gjithashtu ka qënë eksperte dhe bashkëautore në hartimin e disa manualeve, guida e komentarë ligjorë mbi etikën dhe parandalimin e konfliktit të interesave në administratën publike, instrumentave ligjore dhe institucionale anti-korrupsion etj.

Në kuadër të zhvillimit profesional, krahas kualifikimeve e angazhimeve në fushën akademike, ka marrë pjesë në një sërë trajnimesh dhe workshope brenda dhe jashtë vendit, kryesisht në fushën e së drejtës; analizave të riskut për parandalimin e korrupsionit dhe forcimin e kapaciteteve të administratës publike në këtë drejtim; luftës kundër pastrimit të parave; krimit financiar, parandalimit të konfliktit të interesave; luftës kundër trafikut të qënieve njerëzore, etj.

Nga viti 2016 ka qënë  eksperte dhe trajnere për antikorrupsionin dhe mirëqeverisjen, në kuadër të programit të trajnimit të organizuar nga OSBE-Prezenca në Shqipëri, Koordinatorit Kombëtar Kundër Korrupsionit, BERZH, Shkolla Italiane të Administratës Publike dhe Shkolla Shqiptare e Administratës Publike; trajnere mbi hetimin e trafikimit të qënieve njerëzore, në kuadër të trajnimit disa ditor të organizuar nga OSCE- Prezenca në Shqipëri dhe mbështetur nga qeveria e SHBA-së, Norvegjisë dhe Italisë; si dhe trajnere dhe eksperte pranë Shkollës së Administratës Publike në fushën e etikës, konfliktit të interesave dhe korrupsionit në administratën publike. Në janar 2023 është përzgjedhur eksperte e jashtme ligjore për OSBE-Prezenca në Shqipëri si dhe eksperte e jashtme e UNICEF në Shqipëri, në fushën e mbrojtjes të të drejtave të njeriut dhe të të miturve.

Znj. Fjorida Ballauri është e martuar dhe nënë e dy fëmijëve. Ka njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe italiane.  