Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Klement Zguri

Këshilltar për Çështjet Ligjore dhe Pushtetin Vendor

Klement Zguri

Z. Klement Zguri ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, në vitin 1996. Pas diplomimit, është emëruar Nënkryetar në Bashkinë e Shijakut dhe më pas ka mbajtur pozicionin e Kryetarit të Bashkisë Shijak deri në vitin 1998. Në të njëjtën periudhë është emëruar si Anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me Dekretin e Presidentit të Republikës për zgjedhjet e vitit 1997 (pozicion me kohë të pjesshme sipas legjislacionit të kohës). Pas përfundimit të mandatit të Kryetarit të Bashkisë, ka punuar si Inspektor në Ministrinë e Drejtësisë.
Z. Zguri ka një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në institucionin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ai është zgjedhur nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë si anëtar i këtij institucioni në vitet 2000-2009 për dy mandate. Më pas, është rizgjedhur nga Parlamenti i Republikës së Shqipërisë për tre mandate të tjera si anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, specifikisht në vitet 2009-2017. Në maj të vitit 2017, z. Zguri u zgjodh Kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pozicion të cilin e ka ushtruar deri në tetor të vitit 2020.
Z. Zguri është zgjedhur nga Asambleja e III e Përgjithshme e Shoqatës së Trupave Zgjedhorë Botërorë (A-WEB) si anëtar i Bordit Ekzekutiv të kësaj trupe. Ai gjithashtu ka qenë pedagog i jashtëm i të Drejtës Kushtetuese në Universitetin “Akademia e Biznesit”. Gjatë përvojës së tij profesionale, ka marrë pjesë dhe ka përfunduar me sukses një sërë trajnimesh në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar ndër vite. Në periudhën 27 shkurt-22 mars 1998 është certifikuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), organizuar në SHBA për çështjet e pushtetit vendor.
Në prill të vitit 1998, ka përfunduar kursin e organizuar nga Shoqata Tregtare Shqiptaro-Amerikane me temë: “Zhvillimi Ekonomik Lokal: Publiku dhe Rolet”. Gjithashtu, në maj të vitit 1999 ka kryer trajnimin me temë: “Drejtësia penale shqiptare”, të organizuar nga Shoqata Amerikane e Juristëve për Evropën Qendrore dhe Lindore (CEELI), në bashkëpunim me Departamentin Amerikan të Drejtësisë, Poloni. Z. Zguri gjatë karrierës së tij është nderuar me titullin “Qytetar Nderi”, akorduar nga Qyteti i Bluefield në Komonuelthin e Virxhinias, si dhe nga Qarku Putman, Virxhinia Perëndimore. Z. Zguri është shquar si ekspert i spikatur në çështjet e zgjedhjeve dhe administrimin e tyre gjatë karrierës së tij të gjatë profesionale në fushën e zgjedhjeve me një përvojë mbi njëzet vjeçare.
Ai ka kontribuar në hartimin e legjislacionit zgjedhor nëpërmjet opinioneve ligjore dhe pjesëmarrjes në tryezat e organizuara nga OSBE/ODHIR, Këshilli i Evropës, USAID, si dhe organizma të ndryshëm kombëtare dhe ndërkombëtare. Gjithashtu, ka marrë pjesë si vëzhgues i proceseve zgjedhore në vende të ndryshme të botës. Nga korriku i vitit 2022 mban pozicionin e Këshilltarit të Presidentit të Republikës.