Presidenti i Republikës së Shqipërisë

ALMA

Këshilltare për Çështjet e Protokollit

Alma Sina

Alma Sina  ka lindur në Tropojë, më 31 maj 1975. Ka mbaruar studimet universitare në vitin 2008, duke u diplomuar me titullin Juriste në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tiranës. Në vitin 2011 ka përfunduar programin Master “Për të Drejtën Ekonomike Evropiane dhe Ndërkombëtare”, në Universitetin e Vjenës në Austri.

Përpara fillimit të detyrës së Këshilltares për Çështjet e Protokollit të Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, ajo ka ushtruar detyrën e auditueses dhe më pas të Specialistes për Komunikimin, Botimin dhe Marrëdhëniet me Jashtë në Kontrollin e Lartë të Shtetit, në vitet 2013-2022. Në vitet 2009-2013, ajo ka kryer detyrën e Sekretares së Parë e ngarkuar me çështjet konsullore në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Vjenë-Austri, në vitet 2009-2013.

Në kuadër të zhvillimit të mëtejshëm profesional ka kryer disa trajnime ndër të cilat: programi katër mujor i fellowship-it për audituesit i organizuar nga Zyra e Llogaridhënies së Qeverisë së SHBA, në vitin 2018, në Uashington D.C, trajnimi për mbrojtjen e të dhënave personale organizuar nga Shkolla Shqiptare e Administratës Publike në vitin 2015 në Tiranë, trajnimi për auditimin e performancës organizuar nga Qendra e Ekselencës në Financë, në vitin 2015, me seli në Lubjanë, trajnimi për legjislacionin konsullor dhe asistencën e emigrantëve shqiptarë jashtë vendit organizuar nga Organizata Ndërkombëtare e Emigracionit në vitin 2011, në Tiranë,  trajnimi dyzet e pesë ditor për diplomatët e rinj të Ballkanit në Institutin Clingendael, i financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Holandës në vitin 2009 në Hagë, si dhe trajnime të tjera që lidhen me auditimin e përputhshmërisë, auditimin financiar, auditimin e performancës dhe hartimin e strategjisë institucionale dhe asaj të komunikimit, të ofruara nga institucione supreme të auditimit publik në vendet e BE-së.

Znj. Sina është e martuar me Pullumb Sinën dhe ka një fëmijë, Klevisin. Ajo është njohëse shumë e mirë e gjuhës angleze, gjermane dhe ka njohuri të mira të gjuhës italiane.

Këshilltare për çështjet e protokollin