Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Jetëshkrimi

President i Republikës së Shqipërisë

SH. T. Z. BAJRAM BEGAJ

Prof. Asc. Bajram Begaj është Presidenti i 8-të i Republikës së Shqipërisë prej 24 korrik 2022. Ka lindur në qytetin e Rrogozhinës më 20 mars 1967. Presidenti Begaj ka përfunduar studimet për mjekësi në Universitetin e Tiranës dhe i është bashkuar radhëve të Forcave të Armatosura Shqiptare, si mjek ushtarak në specializimin Gastro-Hepatologji.

Me një karrierë të gjatë ushtarake prej 32 vjetësh ka mbajtur disa poste të rëndësishme, dhe është vlerësuar me disa medalje për arritjet e tij. Në vitin 2020, një muaj pas gradimit si Gjeneral Major, shërbeu si Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Ka përfunduar studimet doktorale dhe është autor i disa publikimeve shkencore. Prej vitit 2016, mban gradën shkencore Profesor i Asociuar. Presidenti Bajram Begaj është i martuar me zonjën Armanda Begaj dhe kanë dy djem, Dorianin dhe Klajdin.

bajram begaj 533x670 1