24/10/2023• Akte Juridike, Archive, Dekrete• Bianka Hada
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS
PRESIDENTI
D E K R E T
PËR KTHIMIN E LIGJIT NR. 77/2023, “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 113/2020 “PËR SHTETËSINË””
Në mbështetje të nenit 85, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D E K R E T O J:
Kthimin për rishqyrtim të ligjit nr. 77/2023, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 113/2020 “Për Shtetësinë””, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti.
Dekret nr. 295
Tiranë, më 24.10.2023
BAJRAM BEGAJ