13/04/2023• Archive, Akte Juridike, Dekrete• Bianka Hada
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS
PRESIDENTI
D E K R E T
PËR EMËRIMIN NË DETYRË TË KOMANDANTIT TË FORCËS TOKËSORE
Në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 169, pika 3, të Kushtetutës, nenit 9, pika 3, shkronja “c”, të ligjit nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes,
D E K R E T O J :
Neni 1
Gjeneral Brigade Ilir Hasan Xhebexhia, emërohet në detyrë “Komandant i Forcës Tokësore”.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Dekret nr. 57
Tiranë, më 13.4.2023
BAJRAM BEGAJ