03/08/2023• Akte Juridike, Archive, Dekrete• Bianka Hada
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS
PRESIDENTI
D E K R E T
PËR
EMËRIMIN E GJYQTARIT TË GJYKATËS SË LARTË
Në mbështetje të nenit 93, nenit 136, pika 1 dhe 2, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe nenit 48, pika 13, të ligjit nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, bazuar në vendimin nr. 458, datë 25.7.2023, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, “Për propozimin për emërim në Gjykatën e Lartë të kandidates znj. Vojsava Kola” për pozicionin e lirë në fushën e së drejtës civile, shpallur me vendimin nr. 536, datë 17.11.2021, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
D E K R E T O J:
Neni 1
Zonja Vojsava Kola emërohet gjyqtar i Gjykatës së Lartë nga radhët e gjyqtarëve.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Dekret nr. 185
Tiranë, më 3.8.2023
BAJRAM BEGAJ