Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Dekrete, Akte Juridike, Archive

Presidenti Begaj dekreton caktimin e datës së zgjedhjeve për Kryetar të Bashkisë Kukës

Stema per dekretet e sakte e1695984479812   

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS

PRESIDENTI

D E K R E T 

PËR

CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE PËR KRYETAR TË BASHKISË KUKËS

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “gj”, nenit 93, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 10, pika 3, të ligjit nr. 10 019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar,

   D E K R E T O J:

Neni 1

Caktimin e datës 24 Shtator 2023, për zhvillimin e zgjedhjeve për Kryetar të  Bashkisë  Kukës.

 Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

 

Dekret nr. 186

Tiranë, më 11.8.2023

                                                            

 

                                                                                                                           BAJRAM BEGAJ