11/08/2023• Akte Ligjore, Archive, Decrees• Bianka Hada
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS
PRESIDENTI
D E K R E T
PËR
CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE PËR KRYETAR TË BASHKISË KUKËS
Në mbështetje të nenit 92, shkronja “gj”, nenit 93, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 10, pika 3, të ligjit nr. 10 019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar,
D E K R E T O J:
Neni 1
Caktimin e datës 24 Shtator 2023, për zhvillimin e zgjedhjeve për Kryetar të Bashkisë Kukës.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Dekret nr. 186
Tiranë, më 11.8.2023
BAJRAM BEGAJ