Presidenti i Republikës së Shqipërisë

WhatsApp Image 2024 04 19 at 19.09.10

Aktivitetet

Zonja Begaj, vizitë në Elbasan me nxënësit e klasës së pestë të shkollës 9-vjeçare “Sylë  Harri” të Elbasanit

Në Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Siteve Arkeologjike, Zonja Begaj ftoi nxënësit e  klasës së pestë të shkollës 9-vjeçare “Sylë  Harri” të Elbasanit të vizitonin së bashku lagjen “Kala” të këtij qyteti, si pjesë e rëndësishme e historisë së shqiptarëve.

WhatsApp Image 2024 04 19 at 19.09.13

Sipas Institutit të Monumenteve të Kulturës, kjo është kalaja fushore me e madhe në Ballkan, e cila daton rreth 2000 vjet më parë.

WhatsApp Image 2024 04 19 at 19.09.11 1
Fillimisht, Zonja iu tregoi nxënësve se qëllimi i kësaj vizite ishte t’i bashkoheshin fushatës globale bazuar në Planin Shkencor 2024-2027, “Trashëgimia e qëndrueshme ndaj konflikteve – përgatitja, reagimi dhe rimëkëmbja”, të Këshillit Ndërkombëtar tëMonumenteve dhe Siteve (ICOMOS).

WhatsApp Image 2024 04 19 at 19.09.11 2

Duke parë situatën e trazuar në mbarë globin, ky këshill po zhvillon gjatë vitit 2024 një udhërrëfyes për ndërtimin e kapaciteteve për “trashëgiminë e qëndrueshme ndaj fatkeqësive dhe konflikteve”.

WhatsApp Image 2024 04 19 at 19.09.11 3

Zonja Begaj u shpreh se është e nevojshme të pasurojmë kujtesën tonë historike, sidomos te brezi i ri, me qëllim që çdo vlerë e trashëgimisë sonë shumë të pasur të evidentohet, vlerësohet, pasurohet, ruhet dhe trashëgohet brez pas brezi.

WhatsApp Image 2024 04 19 at 19.09.11 4
Me ndihmën e cicerones së qytetit znj. Silva Belegu,si dhe të mikpritësve në Kishën Unite Katolike të Shën Pjetrit, në Kishën Ortodokse të Shën Marisë dhe në xhaminë “Mbret”, nxënësit, si në një orë mësimi historie u njohën me objektet e lashta të qytetit të tyre.

WhatsApp Image 2024 04 19 at 19.09.11 5

Tri objektet e kultit ndodhen pranë njëra-tjetrës brenda kalasë, në shenjë të harmonisë fetare në qytetin e Elbasanit dhe në të gjithë Shqipërinë.

WhatsApp Image 2024 04 19 at 19.09.12
Nxënësit, me shumë dashuri, i dhuruan Zonjës Begaj një pamje nga qyteti i tyre i bukur, Elbasani i poetëve. Zonja e Parë me synim përhapjen e dijes përmes librit shqip, i dhuroi nga një libër secilit prej tyre.

WhatsApp Image 2024 04 19 at 19.09.12 3