Presidenti i Republikës së Shqipërisë

thumbnail IMG 1237

Lajme

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, takohet me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gjeneral Leitnant Vasko Gjurchinovski

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, priti sot Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gjeneral Leitnant Vasko Gjurchinovski.
Gjatë takimit, Presidenti Begaj foli për marrëdhëniet e shkëlqyera të Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut në të gjitha aspektet, në atë politik, ekonomik, të mbrojtjes apo të sigurisë.
thumbnail IMG 1238
“Unë besoj se marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë një kontribut i fortë për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e të gjithë rajonit” – u shpreh në fjalën e tij Presidenti Begaj.
“Si vende anëtare të NATO-s, ne punojmë për të kontribuar në sigurinë dhe në mbrojtjen kolektive të Aleancës, si dhe përballemi me të njëjtat sfida për të përmbushur kërkesat e NATO-s në përgatitjen dhe trajnimin e forcave tona, në mënyrë që të jenë gati për çdo rast nevojë” – tha më tej Presidenti Begaj.
Kreu i Shtetit mbështeti plotësisht dhe inkurajoi bashkëpunimin mes dy vendeve, veçanërisht në sfera të tilla si edukimi ushtarak, trajnimet e përbashkëta, bashkëpunimi në kuadër të emergjencave civile etj.
Kjo do të mund të arrihej edhe falë iniciativave ekzistuese apo edhe përmes eksplorimit të iniciativave të tjera në kuadër të bashkëpunimit të mbrojtjes NATO-BE.