Presidenti i Republikës së Shqipërisë

ZADAR 1 scaled

Lajme

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, takohet me përfaqësues të komunitetit arbanas të Zarës (Zadar-it)

Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Bajram Begaj së bashku me Presidentin e Republikës së Kroacisë, Sh.T.Z. Zoran Milanoviç, vizituan komunitetin arbanas të Zarës (Zadar-it).
ZADAR 2 scaled
Gjatë takimit Presidenti Begaj vlerësoi komunitetin arbanas për ruajtjen e identitetit, gjuhës, kulturës dhe traditive shqiptare.
ZADAR 3 scaled
“Prania juaj këtu në Zadar edhe pas më shumë se tre shekujsh është një trashëgimi e përbashkët historike, e cila ka ndikuar jashtëzakonisht shumë për forcimin e marrëdhënies dypalëshe miqësore midis dy popujve dhe dy vendeve” – tha Presidenti Begaj.
ZADAR 4 scaled
“Këtë trashëgimi të vyer të kombit tonë që të parët tuaj e sollën këtu në Zadar, kemi detyrimin e përbashkët ta ruajmë e ta promovojmë edhe më shumë” – tha Presidenti Begaj.
ZADAR 5 scaled
Kreu i Shtetit vlerësoi mikpritjen dhe politikat e mira të Kroacisë për minoritetet, duke nënvizuar se shqiptarët si nga komuniteti i arbanasve apo atyre të ardhur në dekadat e fundit, përfaqësohen denjësisht në fushat e artit, sportit e deri në nivele politike në parlamentin e vendit.
ZADAR 6 scaled