Presidenti i Republikës së Shqipërisë

cover

Lajme

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj, vizitoi sot një librari kafe në Tiranë, për të përcjellë mesazhin e tij për muajin tetor, i konsideruar si muaji i letërsisë

“Çdonjëri prej nesh duhet të nxisë e të promovojë leximin e librit shqip. Kështu ruajmë e trashëgojmë identitetin tonë gjuhësor, kulturor e kombëtar. Faleminderit botuesve shqiptarë të angazhuar në këtë mision kombëtar!”, shkroi Presidenti Begaj në një status që shpërndau në profilin e tij zyrtar në facebook.

IMG 0193

Një ndër nismat parësore të Presidentit të Republikës është ndërgjegjësimi i shoqërisë shqiptare për ruatjen dhe përcjelljen e trashëgimisë shiptare, ndërgjegjësimin mbi leximin dhe promovimin e politikave të librit shqip.

IMG 0208