25/12/2023• Lajme• Bianka Hada
Ai zhvilloi një vizitë në Katedralen Katolike “ Shën Pali” në Tiranë ku u prit nga Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkv i Kryedioqezës së Tiranë-Durrësit të Kishës Katolike të Shqipërisë.
Po sot Presidenti Begaj vizitoi Katedralen Ortodokse në Tiranë “ Ringjallja e Krishtit” ku u prit nga Fortlumturia e Tij Kryepeshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos.
Presidenti ndau në profilin e tij zyrtar në Facebook pjesë nga takimet me klerikët e krishterë.
“Krishtlindja – tha Presidenti- është një festë frymëzuese që ngjall shpresën.”
“Ajo tha ndër të tjera Presidenti Begaj- na bën të reflektojmë e të mendojmë me më shumë dashuri për ata që janë të pamundur, të sëmurë a të vetmuar.
Le t’i ndodhemi pranë atyre!”
Presidenti theksoi gjithashtu se- Krishtlindja ngjall shpresë për një jetë me mirësi e begati.”
Presidenti Begaj uroi që ajo të sjellë në çdo familje shqiptare: “ ditë plot shëndet, më të mira e të begata!”
Presidenti i Republikës apeloi edhe për reflektim ndaj vatrave të luftës në botë duke ftuar shqiptarët të luten për paqe, begati e prosperitet për kombin tone:
“Patjetër që është një ditë reflektimi sepse sot në botë ka shumë ngjarje që na trishtojnë dhe duhet patjetër të reflektojmë në këtë ditë Krishtlindje që të lutemi për më shumë paqe, begati dhe prosperitet për të gjithë kombin.