Presidenti i Republikës së Shqipërisë

2b68f69a 8899 49be a59c ae99224cbed4

Lajme

Presidenti i Republikës: Baza e NATO-s në Kuçovë, një kapitull i ri në historinë e mbrojtjes dhe sigurisë së vendit e të gjithë rajonit

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, mori pjesë sot në ceremoninë e inaugurimit të vënies në funksion të Bazës Ajrore Taktike të NATO-s në Kuçovë.

2f925efb 009b 4044 b48f 41352301d2d9

Gjatë fjalës së tij, Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e Bazës Ajrore, rolin e saj në aktivitetet e NATO-s dhe përfitimet e Shqipërisë nga ky investim strategjik në infrastrukturën ushtarake, ndërsa e vlerësoi si një kapitull të ri në historinë e mbrojtjes dhe sigurisë së vendit e të gjithë rajonit.

46e7db5e 684c 4a1d 9f25 31977a0b6388

Nëpërmjet kësaj baze, – u shpreh Presidenti Begaj, aleanca dërgon mesazhin e fuqishëm se paqja është një kauzë që nuk njeh kufij dhe dëshmon se NATO është e vendosur të mbrojë lirinë dhe sigurinë e aleatëve, duke garantuar mbrojtje kolektive ndaj kërcënimeve në të gjitha drejtimet.

“Detyrimet që rrjedhin nga anëtarësimi në NATO dhe nga procesi i anëtarësimit në BE janë natyrshëm edhe interesat strategjike të Shqipërisë”, – deklaroi Presidenti gjatë fjalës së tij në këtë ceremoni, ku paraqiti dhe argumentet pse u zgjodh Shqipëria dhe Kuçova për Bazën Ajrore Taktike të NATO-s.

“Ndërtimi i kësaj baze pikërisht këtu dëshmon vlerësimin dhe besimin që aleatët kanë te Shqipëria, si një partnere e denjë dhe e përkushtuar. NATO ka rritur kapacitetet e saj nëpërmjet këtij investimi, duke treguar se rajoni i Ballkanit Perëndimor është i një rëndësie strategjike për aleancën”. 

e6f95522 872c 4479 bf1d bdb21e261ac3

Sipas Presidentit Begaj, Baza e Kuçovës është një qendër e rëndësishme për operacionet e NATO-s, që rrit kapacitetet për të përballuar kërcënimet e sotme dhe të nesërme: “Është investim në kohën e duhur për të forcuar kapacitetet, planet, burimet dhe infrastrukturën e aleancës.

8aba8b6c 8d67 4542 b7ac 8536ec0416ec

Nga ana tjetër,  Shqipëria dhe Forcat e saj të Armatosura përfitojnë një investim strategjik në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, të munguar ndër vite”.

Duke iu referuar situatës së brishtë në rajon,  luftës në Ukrainë, vatrës së konfliktit në Lindjen e Mesme dhe rrezikut të përshkallëzimit të përhapjes se konfrontimeve, Presidenti i Republikës theksoi se  ky investim merr një rëndësi të veçantë, sidomos më kushtet kur siguria në hapësirën euroatlantike është në rrezik.

ebf5df53 8cc5 46c2 a95f 55ea5a2e4c83

“Ndaj, në këtë botë të ndryshueshme dhe të paqëndrueshme, ne duhet të jemi gjithmonë të gatshëm, jo vetëm për të mbrojtur veten, por edhe për të kontribuar në garantimin e sigurisë, paqes dhe stabilitetit”,- u shpreh Presidenti Begaj, i cili rikonfirmoi se Shqipëria do të vijojë të luajë rolin e saj konstruktiv në rajon e më gjerë.

b67bcfd0 ab2e 47d4 994d 46f04617bd20