Presidenti i Republikës së Shqipërisë

WhatsApp Image 2023 12 30 at 17.45.01

Lajme

Presidenti Begaj, vizitë tek efektivët shqiptarë në “Camp Villagio Italia”, KFOR, Pejë, Kosovë

Presidenti i Republikës ndau ditën sot me efektivët shqiptarë që ndodhen në Komandën Rajonale Perëndim, “Camp Villagio Italia”, KFOR, Pejë, Kosovë.

ec863759 8f67 46b0 aa1e f15644c6a84a

Presidenti Begaj shkëmbeu me ta urimet për vitin e ri 2024.

22a90f0b ecae 4d33 a0e4 1f07e2b0889c

Fillimish, Presidenti u takua me Kolonel Gabriele Vacca, Komandantin e bazës ushtarake.

b62fe9b7 012d 420a bc34 95c0fbd3db90

Në këtë takim Presidenti shprehu edhe një herë vlerësimin e tij për KFOR -in, si një histori suksesi. 

“Ajo që ju po bëni këtu është  shumë e rëndësishme në mbrojtje të vlerave të lirisë dhe ruajtjes së paqes dhe sigurisë në rajon”, – i tha Presidenti Komandantit Vacca.

66bb5f2f e206 4d1d bf01 8e755dc56197

Presidenti falënderoi Italinë që e drejton këtë bazë duke koordinuar trupat e vendeve të ndryshme, të cilat tashmë kanë krijuar një bashkëpunim shumë të mirë mes tyre.

Presidenti nënshkroi Librin e Vizitorëve të Nderit të bazës.

WhatsApp Image 2023 12 30 at 17.45.04

Vizita e Presidentit vijoi me një takim me trupat shqiptare që shërbejnë në bazë, të cilët i falënderoi për shërbimin që kryejnë ndaj atdheut dhe flamurit, si dhe uroi një vit të ri me shëndet, begati e paqe për ta.

WhatsApp Image 2023 12 30 at 17.45.04 1

“Ju falënderoj për devotshmërinë, profesionalizmin dhe përgjegjësinë më të cilat kryeni detyrat tuaja.

Sot gjendeni larg familjeve tuaja, por të jeni të sigurt se jeni gjithmonë në mendjet dhe zemrat tona”, – iu drejtua Presidenti Begaj efektivëve ushtarakë.

WhatsApp Image 2023 12 30 at 17.45.05

Ndër të tjera, Presidenti shtoi: “Si përfaqësues të vendit tonë në misione paqeruajtëse, ju e lartësoni emrin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve kudo që ndodheni. Ju mishëroni vlerat tona më të mira. Falë punës suaj, vendi ynë konsiderohet partner i besueshëm në NATO.”

WhatsApp Image 2023 12 30 at 17.45.05 1

Në kontekstin aktual të sigurisë botërore, angazhimi juaj përbën një kontribut kritik, – theksoi Presidenti.

“Shqipëria do të vijojë të kontribuojë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon e më gjerë si anëtare e Nato-s.

Natyrisht, kjo kërkon rritje të buxhetit të Mbrojtjes dhe mbështetje për Forcat tona të Armatosura, kërkon mbështetje të familjeve tuaja dhe krijimin e kushteve, që ju të trajtoheni e të përgatiteni sa më mirë.

WhatsApp Image 2023 12 30 at 17.45.06

Sot NATO nuk është vetëm një aleancë ushtarake, por edhe roje e vlerave të bashkësisë demokratike në botë, ndaj ne do të vijojmë angazhimin tonë maksimal në mbrojtje të vlerave të qytetërimit perëndimor, në të cilin bëjmë pjesë”.

Më tej, Presidenti Begaj vizitoi ekspozitën e pajimeve ushtarake të batalionit kinetik të bazës.

Presidenti iu bashkua efektivëve të kësaj baze dhe drekoi bashkë me ushtarakët shqiptarë.

WhatsApp Image 2023 12 30 at 17.45.06 1