Presidenti i Republikës së Shqipërisë

WhatsApp Image 2024 04 16 at 14.56.35

Lajme

Presidenti Begaj, vizitë në familjen Rugova: Çdo shqiptar duhet të vijë këtu, pasi për të gjithë ne Ibrahim Rugova është dhe do të mbetet President

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, gjatë qëndrimit në Kosovë zhvilloi një vizitë në familjen e Presidentit të ndjerë të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

WhatsApp Image 2024 04 16 at 14.56.36 2
Ai u prit nga familjarët e Presidentit Rugova, bashkëshortja Fanë, e bija, Teuta, dhe nga i biri Ukë Rugova, me të cilët zhvilloi një bisedë vëllazërore për familjet, zhvillimet në Prishtinë e Tiranë, si dhe të ardhmen e shqiptarëve.

Presidenti Begaj kujtoi figurën emblematike të Dr. Rugovës dhe u shpreh se mësimet e tij, urtësia, mençuria dhe vizioni iburrit të rezistencës humane duhet të nderohen dhe ndiqen nga shqiptarët në çdo kohë.

WhatsApp Image 2024 04 16 at 14.56.36
“Çdo shqiptar duhet të vijë këtu, pasi për të gjithë ne Rugova do të mbetet dhe është President”, – u shpreh Kreu i Shtetit, icili e vlerësoi Dr. Rugovën si lider vizionar, udhërrëfyes dhe një shembull frymëzimi për të gjithë shqiptarët.

WhatsApp Image 2024 04 16 at 14.56.35 1
“Kombi shqiptar nuk do të ishte këtu ku ndodhet pa kontributin e jashtëzakonshëm të Ibrahim Rugovës. Ëndrra e kahmotshme e krejt shqiptarëve u realizua”, – vlerësoi Presidenti i Republikës gjatë takimit me familjen Rugova.