Presidenti i Republikës së Shqipërisë

5f69a1c3 c584 4a5a 9479 2f87a6cd8507

Lajme

Presidenti Begaj, urime për festën e Fitër Bajramit nga qyteti i Elbasanit

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, përcolli sot urime për festën e Fitër Bajramit nga qyteti i Elbasanit.

d7619f3a 2502 4e7b 89d0 393864b4c254

Presidenti Begaj vizitoi xhaminë e “Ballies” në qendër të qytetit, e ndërtuar në vendin ku ndodhej xhamia shekullore, e cila u shemb nga regjimi i kohës në 1967-ën.

Ai u shpreh se në këtë ditë feste besimtarët myslimanë kanë arsye të gëzojnë, pasi përmbushën me kënaqësi agjërimin, me qëllimin e vetëm që të bëhen njerëz më të devotshëm e të denjë për veten dhe shoqërinë.

bda8ebf4 de0f 470e 90ea 361144f751ab

Një urim të veçantë Presidenti i Republikës u përcolli qytetarëve të Elbasanit për harmoninë mes njëri-tjetrit në respekt të besimeve të ndryshme.

Mesazhi i plotë i urimit të Presidentit të Republikës:

Jam këtu për të uruar të gjithë besimtarët myslimanë: gëzuar festën e Fiter Bajramit!
Pas muajit të madhërueshëm të Ramazanit, ndaj të cilit besimtarët u përkushtuan, besoj se me lutjet  tyre të pranuara, ata janë më afër Zotit. Besoj se do të jenë qytetarë të denjë jo vetëm për veten e tyre, por edhe për shoqërinë. Jam këtu në këtë xhami të mrekullueshme të qytetit të Elbasanit, të rindërtuar në të njëjtin vend ku në vitin 1608 Hasan Balliu e ndërtoi për herë të parë. Në vitin 1967 u shkatërrua, dhe falë Zotit, u rindërtua përsëri në të njëjtin vend.

5b07c369 4c7f 4ad2 82bc 3dff8a6d4444

Jam në Elbasan, ku është një traditë e shkëlqyer, ku përveç objekteve të shumta të kulteve të ndërtuara, besimtarët jetojnë në harmoni, si në të gjithë Shqipërinë. Është një vlerë e madhe njerëzore, vlerë të cilën duhet ta ruajmë, ta promovojmë dhe ta trashëgojmë. Unë uroj çdo të mirë dhe begati për çdo shqiptar, për çdo besimtar.

69fb7bbe 8ee9 4d03 90cb 0cd3796c5c31
Gëzuar, dhe një herë, Fitër Bajramin!