Presidenti i Republikës së Shqipërisë

presidenti begaj kryeministri kurti e1660576490759

Lajme

Presidenti Begaj takon Kryeministrin Kurti dhe Kryeparlamentarin Konjufca: Mbështetja ime e palëkundur për Kosovën dhe interesat e saj

Prishtinë

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj ka zhvilluar sot pasdreke takime me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Sh. T. Z. Glauk Konjufca dhe Kryeministrin, Sh. T. Z. Albin Kurti.

presidenti begaj kryeparlamentari konjufca presidenti begaj kryeparlamentari konjufca2Kreu i Shtetit ka deklaruar se Kosova dhe institucionet e saj, do të gjejnë tek Presidenti një mbështetës besnik dhe mik të palëkundur të interesave të tyre.

Presidenti Begaj ka përshëndetur angazhimin e dy qeverive për zhvillimin e një Kuvendi Kombëtar, më 28 nëntor 2022, moment që, sipas tij, do të përcjellë për mbarë popullin shqiptar dhe bashkësinë ndërkombëtare mesazhe të unitetit të faktorit shqiptar dhe aspiratave tona për zhvillim, paqe dhe vlerat më të mira demokratike.

presidenti begaj kryeministri kurti2Presidenti i Republikës ka përshëndetur maturinë e institucioneve të Kosovës, në përballimin e krizës së 31 korrikut dhe mbështeti të drejtën legjitime të Kosovës, për shtrirjen e autoritetit dhe vendosjen e sundimit të ligjit në veri të vendit, në bashkëpunim me SHBA-në dhe BE-në.

Në takimin me Kryeministrin Kurti dhe Kryeparlamentarin Konjufca, Kreu i Shtetit theksoi se, abetarja e përbashkët do të jetë gati për 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe do të punohet për projektin madhor të Enciklopedisë shqiptare.