Presidenti i Republikës së Shqipërisë

original FE3EF9BD 033A 48F0 B812 F072417C6306

Lajme

Presidenti Begaj takohet me Presidentin e Konfederatës Zvicerane, z. Alain Berset

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, zhvilloi një takim me Presidentin e Konfederatës Zvicerane dhe Kreun e Departamentit Federal për Punët e Brendshme, Sh.T.Z. Alain Berset.
Në takim u vlerësua niveli shumë i mirë i bashkëpunimit dhe i marrëdhënieve midis dy vendeve dhe u shpreh vendosmëria për forcimin e mëtejshëm të tyre, si dhe thellimin e bashkëpunimit në kuadër të organizatave ndërkombëtare.
Komuniteti shqiptar në Zvicër është njē urë lidhëse e fortë mes dy shteteve tona- nënvizoi Presidenti Begaj.
original 95CB6515 F0D4 4F92 8CBE F7DC4F8A7A86
Presidenti i Republikës falenderoi homologun zviceran për ndihmën e vazhdueshme dhe mbështetjen thelbësore të Zvicrës në zhvillimin e sektorëve të ndryshëm të ekonomisë në vendin tonë, në sektorin e energjisë, turizmit, shëndetësisë, në të cilën Zvicra renditet si donatori kryesor, duke ndihmuar në përmirësimin e sistemit shëndetësor dhe në hartimin e strategjisë kombëtarë për kujdesin parësor shëndetësor.

Gjithashtu, ai shprehu falenderime  për nënshkrimin mes dy vendeve të Marrëveshjes për Sigurimet Sociale.