01/10/2023• Lajme• Bianka Hada
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, në Ditën Botërore të të Moshuarve, vizitoi fshatin Togëz në Librazhd, ku u takua me disa të moshuar të këtij fshati.
Gjatë takimit, Presidenti Begaj tha ndër të tjera se:
“Gjej rastin të shpreh domosdoshmërinë e një vëmendjeje të shtuar ndaj të moshuarve, jo vetëm nga institucionet, por nga çdokush që mund t’i qëndrojë pranë atyre, që mund të komunikojë me ta, t’i dëgjojë, apo t’u japë një dorë ku të mbështeten.”
Presidenti Begaj apeloi për më shumë dashuri e vëmendje ndaj tyre: ”Pasi i kanë shërbyer me përkushtim familjes, shoqërisë, vendit, të moshuarit meritojnë të marrin në këmbim mirënjohjen, respektin, dhe mbi të gjitha, çdo shërbim të nevojshëm për të patur një jetesë sa më cilësore.”