Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Presidenti Begaj 1 scaled

Lajme

Presidenti Begaj takohet me Arqipeshkvin e Firences, Kardinalin Giuseppe Betori, si dhe me Kardinalin Ernest Simoni

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj priti sot Arqipeshkvin e Firences, Kardinalin Giuseppe Betori, i cili shoqërohej edhe nga Kardinali shqiptar Ernest Simoni.
Presidenti Begaj 7 scaled
Gjatë takimit Presidenti Begaj vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, të cilat janë reflektuar më së miri përmes vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri në vitin 2014, bekimit të 38 martirëve shqiptarë, shenjtërimit të Nënë Terezës, si dhe përmes emërimit Kardinal të Ernest Simonit.
Presidenti Begaj 6 scaled
Gjithashtu në takim u vlerësua edhe roli i komunitetit shqiptar në Itali, që ka kontribuar në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë.
Presidenti Begaj 5 scaled
Presidenti Begaj Voton 4 scaled