Presidenti i Republikës së Shqipërisë

NATO 1 scaled

Lajme

Presidenti Begaj priti në takim Asistent Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për Inteligjencë dhe Siguri, zotin David Cattler

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, priti sot në takim Asistent Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për Inteligjencë dhe Siguri, zotin David Cattler.

Presidenti Begaj vlerësoi kontributin që japin strukturat e inteligjencës së NATO-s në përballimin e sfidave komplekse të sigurisë. Presidenti Begaj nënvizoi se bashkëpunimi ndërmjet strukturave të inteligjencës të vendit tonë me ato të NATO-s  është thelbësor për të parandaluar influencat malinje të vendeve me qëllime jo miqësore.

NATO 3 scaledMë tej, Presidenti Begaj diskutoi me z. Cattler lidhur me situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku pavarësisht progresit të bërë, vërehen përpjekje të aktorëve me ambicie gjeopolitike për të zgjeruar influencën dhe për të penguar proceset euro-integruese.

Gjithashtu theksoi se dakordësia e arritur për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, është një hap pozitiv i cili duhet të avancojë me arritjen e rezultateve konkrete. 

NATO 4 scaledNormalizimi i marrëdhënieve duhet të qendërzohet drejt njohjes reciproke dhe drejt anëtarësimit të Kosovës në organizmat ndërkombëtarë si Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe NATO.

Në përfundim, Presidenti Begaj theksoi se strukturat e inteligjencës dhe të sigurisë së Shqipërisë, do vijojnë të kontribuojnë dhe të bashkëpunojnë ngushtë me strukturat e NATO-s.

NATO 2 scaled