Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Kroacia 1 scaled

Lajme

Presidenti Begaj priti Ministrin e Jashtëm të Çështjeve Evropiane të Kroacisë, Gordan Grlić Radman.

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, priti sot Ministrin e Punëve të Jashtme dhe të Çështjeve Evropiane të Republikës së Kroacisë, z. Gordan Grlić Radman, i cili ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare.

Kroacia 2 scaled

Duke iu referuar marrëdhënieve shumë të mira tradicionalisht miqësore, si dhe partneritetit strategjik midis dy vendeve, Presidenti Begaj përshëndeti hyrjen e Kroacisë në hapësirën Schengen dhe në Eurozonë. “Kroacia mbetet një shembull shumë i mirë për Shqipërinë dhe për të gjitha vendet e rajonit” – nënvizoi Presidenti Begaj.

Në mënyrë të veçantë Presidenti Begaj u ndal te bashkëpunimi në kuadër të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Kroacia i ka dhënë gjithmonë Shqipërisë në këtë drejtim.

Gjithashtu, Presidenti Begaj vlerësoi se ekspertiza dhe njohuritë kroate në këtë drejtim janë shumë të vyera për ekipin negociator shqiptar, veçanërisht në këtë fazë të negociatave të aderimit në Bashkimin Evropian.

Kroacia 3 scaled

Kreu i Shtetit vlerësoi maksimalisht bashkëpunimin shumë të ngushtë në kuadër të bashkëpunimit rajonal, duke nënvizuar se roli i Kroacisë për sigurinë, stabilitetin dhe për zhvillimin e rajonit është shumë i rëndësishëm.

Në këtë kuadër, Presidenti Begaj vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë si aleatë në NATO, si edhe mbështetjen që Kroacia i ka dhënë Kosovës për anëtarësimin në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare, por edhe për liberalizimin e vizave dhe dialogun me Serbinë.

Të dy bashkëbiseduesit u ndalën më tej tek efektet negative të prodhura për rajonin e Ballkanit Perëndimor nga agresioni ushtarak rus në Ukrainë, si dhe te nevoja për një koordinim e bashkëpunim më të ngushtë në këtë drejtim për të minimizuar ndërhyrjen e aktorëve të tretë keqdashës.

Gjithashtu, nga të dy bashkëbiseduesit u vlerësuan mbështetjet reciproke të kandidaturave për në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Kroacia 4 scaled