Presidenti i Republikës së Shqipërisë

34709885 bea5 4c01 83b2 2df9cc47afb8

Lajme

Presidenti Begaj, pret në takim Raportuesen për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Isabel Santos

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, priti sot në një takim Raportuesen për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, znj. Isabel Santos.
Biseda u fokusua në mbarëvajtjen e punimeve të parlamentit shqiptar, procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, si dhe bashkëpunimin rajonal.
Presidenti Begaj theksoi së është shumë e rëndësishme të shikohet e kaluara, të vlerësohet e tashmja dhe të punohet për të ardhmen.
Gjatë bisedës, Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, znj. Santos, vlerësoi rolin e Presidentit të Republikës si faktor balancues në jetën politike të Shqipërisë.

aa86e967 ebda 4b0f b53d 8a9aeefa0694
Në takim u vlerësua kontributi i Shqipërisë dhe angazhimi pozitiv i vendit në politikën e jashtme, në çështjet e sigurisë si anëtare e NATO-s, si dhe në promovimin e paqes dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve në rajon.
Gjithashtu, u theksua edhe nevoja për besueshmërinë e sistemit të drejtësisë do të nxiste pozitivisht investimet e huaja.