Presidenti Begaj pret Drejtorin për Evropën të Institutit Ndërkombëtar Republikan Paul McCarthy
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, priti sot Drejtorin për Evropën të Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI), z. Paul McCarthy, i cili ishte i shoqëruar edhe nga Drejtori i Zyrës së IRI-t në Shqipëri, z. J. John Fluharty.
Presidenti Begaj shprehu vlerësimin për aktivitetin e IRI-t në mbështetje të demokracisë në Shqipëri.
Gjatë takimit u shkëmbyen mendime mbi problemet dhe arritjet e demokracisë në Shqipëri, edhe nën dritën e analizës së rezultateve të marra nga pyetësori i IRI-t, i realizuar përpara zgjedhjeve lokale të vitit 2023 në vendin tonë.
Kreu i Shtetit me z. McCarthy folën edhe për pjesëmarrjen e të rinjve dhe të grave në procesin politik në Shqipëri, për demokracinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe për tema të tjera me interes të përbashkët.
Në përfundim të takimit, Presidenti u njoh edhe me planet e mëtejshme të aktivitetit të IRI-t në Shqipëri.