07/12/2023• Lajme• Bianka Hada
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, priti sot Ambasadorin e ri të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Sh. T. Z. Silvio Gonzato.
Kreu i Shtetit pranoi Letër Kredencialet dhe i uroi suksese gjatë mandatit të tij në Tiranë.
Presidenti Begaj siguroi Ambasadorin Gonzato se Shqipëria do të vijojë të jetë partner i besueshëm i Bashkimit Evropian.
Kreu i Shtetit vlerësoi ecurinë e negociatave dhe u shpreh se Shqipëria pret që brenda këtij viti të mbahet Konferenca e Dytë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian.
Gjatë bisedës, u shprehën vlerësime pozitive për rezultatet e deritanishme të reformës në drejtësi.
Presidenti Begaj garantoi mbështetjen e plotë të Institucionit që drejton për bashkëpunim në mbarëvajtjen e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë.
Gjatë takimit, u vlerësua roli i Shqipërisë në promovimin e bashkëpunimit rajonal dhe në arenën ndërkombëtare.
Në veçanti, u çmua kryesimi me sukses i Këshillit të Sigurimit në OKB, si dhe pjesëmarrja vitin e ardhshëm në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në OKB dhe në Bordin Ekzekutiv të UNESCO-s.