Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Vizita e Presidentit Polak scaled

Lajme

Presidenti Begaj përshëndet Tryezën e Rrumbullakët të Biznesit mes Shqipërisë dhe Polonisë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj, ishte i pranishëm së bashku me Presidentin e Republikës së Polonisë, Sh.T.Z. Andrzej Duda, në Tryezën e Rrumbullakët të Biznesit midis Shqipërisë dhe Polonisë.

Presidenti Begaj shprehu kënaqësinë e pranisë në një organizim të tillë, si dhe vlerësoi lidhjet ekonomike mes Shqipërisë dhe Polonisë.

Në fjalën e tij Presidenti Begaj u shpreh: “Konstatoj me kënaqësi se marrëdhëniet tregtare shqiptaro-polake kanë njohur rritje dinamike gjatë viteve të fundit. Këtu dallohet dhe rritja e numrit të turistëve polakë që vizitojnë Shqipërinë.”

Vizita e Presidentit Polak 1 scaledGjatë zhvillimit të “Business Round Table” midis dy vendeve, Presidenti Begaj cilësoi: “Vendi ynë ka një ekonomi dinamike me rritje 4.8% në vitin 2022, është anëtar i NATO-s, si dhe është në proces negocimi për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Kjo ofron mundësi dhe siguri për investitorët. Në vitin 2022 vlerësimi i “Heritage Foundation” për lirinë ekonomike tregon se Shqipëria ka një liri të moderuar tregu dhe se është e treta në Gadishullin e Ballkanit pas Sllovenisë dhe Kroacisë.”

Konstatoj se ka përparime, por ka ende mjaft rrugë për të bërë dhe kjo vlen edhe për bashkëpunimin ekonomiko-tregtar midis Shqipërisë dhe Polonisë. Uroj që ky forum të shënojë hapa përpara në këtë drejtim”- tha në përfundim Kreu i Shtetit.