Presidenti i Republikës së Shqipërisë

WhatsApp Image 2024 05 04 at 10.46.07

Lajme

Presidenti Begaj në Pallagorio: Anselmo Lorecchio, dritë e rilindjes shqiptare në zemrën e arbëreshëve

Komuna arbëreshe e Pallagorisë hapi dyert sot për personalitetet shqiptare të katër shteteve në Ballkan: Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, si edhe për autoritetet e larta italiane, me rastin e kremtimit të 100-vjetorit të vdekjes së intelektualit arbëresh, Anselmo Lorecchio.

WhatsApp Image 2024 05 04 at 10.46.10

Pjesëmarrja e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj dhe shefit të diplomacisë italiane,  Antonio Tajani, ishin një simbolikë e bukur e këtij përkujtimi, duke dëshmuar rëndësinë e lidhjeve kulturore dhe historike midis Italisë dhe Shqipërisë.

“Dëshira dhe mendimi i Anselmo Lorecchios për një Evropë të bashkuar duket sikur sot në këtë vend, në Pologoria, gjejnë vend, sepse janë bashkë Italia, Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi”, – u shpreh Presidenti Begaj në ceremoninë për Lorecchion, që vijoi me inaugurimin e sheshit për nder të tij e më pas me mbajtjen e konferencës ndërkombëtare.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, u shprehu mirënjohje arbëreshëve që veç traditës, kulturës, gjuhës dhe vlerave identitare, promovojnë dhe figurat përbashkuese e me vizion për ardhmërinë.

WhatsApp Image 2024 05 04 at 10.46.10 1

“Anselmo Lorecchio nuk ishte vetëm një patriot, por një urë mes dy botëve, asaj arbëreshe në Itali dhe shqiptare në Ballkan. I lindur në një kohë kur identitetet kulturore po formësoheshin dhe përcaktoheshin nga luftërat dhe ndryshimet politike, Lorecchio kuptoi rëndësinë e identitetit kulturor, të ruajtjes së gjuhës dhe zakoneve arbëreshe. Ai i mbrojti dhe zhvilloi ato me përkushtim të pathyeshëm”.

WhatsApp Image 2024 05 04 at 10.46.10 2

Presidenti i Shqipërisë vlerësoi veprën e Anselmo Lorecchios, një personalitet që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e Shqipërisë në përpjekjet për pavarësi dhe kontribuoi ndjeshëm në kulturën dhe historinë e komuniteteve arbëreshe në Itali.

WhatsApp Image 2024 05 04 at 10.46.10 3

“Ai nuk ishte vetëm një patriot, por ishte një urë midis dy popujve, atij arbëresh në Itali dhe shqiptar në Ballkan. I lindur në një kohë kur identitetet kulturore po formësoheshin dhe përcaktoheshin, jeta e tij është një testament për kulturën dhe trashëgiminë arbëreshe, duke u bërë një zë i fuqishëm për Italinë e më gjerë. Figura e tij na kujton rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave dhe ruajtjes së identitetit në një botë që shpesh na shtyn drejt asimilimit dhe uniformizimit”, – deklaroi Kreu i Shtetit.

WhatsApp Image 2024 05 04 at 10.46.11

Presidenti Begaj vlerësoi ndikimin e Lorecchios me gazetën “La Nazione Albaneze “, e cila luajti një rol themelor në nxitjen e ndjenjës kombëtare dhe në përhapjen e ideve për çlirimin dhe pavarësinë dhe e kombit shqiptar.

WhatsApp Image 2024 05 04 at 10.46.11 1

Në këtë konferencë, Kreu i Shtetit bëri thirrje për të nderuar të kaluarën e për të ndihmuar në ndërtimin e një ure midis brezave dhe kulturave, duke pasuruar jo vetëm komunitetin, por edhe botën rreth nesh.

WhatsApp Image 2024 05 04 at 10.46.12

Presidenti Begaj vizitoi, gjithashtu, edhe ekspozitën kushtuar Anselmo Lorecchios në Pallagoria.

WhatsApp Image 2024 05 04 at 10.46.12 1