Presidenti i Republikës së Shqipërisë

WhatsApp Image 2024 04 11 at 13.01.45

Lajme

Presidenti Begaj, mer pjesë në aktivitetin “Ditë e Hapur” me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit në NATO

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, mori pjesë sot në aktivitetin “Ditë e Hapur” me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit në NATO, të zhvilluar nga Komanda e Forcës Tokësore në Zall-Herr.

Presidenti Begaj, njëkohësisht dhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, ndoqi nga afër demonstrimet e kryera nga efektivët, përfshirë dhe trupat komando.

WhatsApp Image 2024 04 11 at 13.01.47
Më pas, Presidenti i Republikës vizitoi stendat e Forcave të Armatosura, ku u prezantuan pajisjet dhe kapacitetet për mbrojtjen dhe sigurinë, sistemet e komunikimeve taktike, operacionaledhe strategjike.
Gjithashtu, Presidenti i Republikës përshëndeti në një lidhje live efektivët që shërbejnë në misionet paqeruajtëse ndërkombëtare.

WhatsApp Image 2024 04 11 at 13.01.47 1

Ndërkohë, gjatë fjalës së tij në këtë ceremoni, Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e aktit historik të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, pranisë në Aleancën më të fuqishme politiko-ushtarako gjatë 15 vjetëve, kontributin tonë në misionet paqeruajtëse, si dhe rolin në ruajtjen e stabilitetit rajonal.

“Vendosmëria e Shqipërisë për të kontribuar në siguri dhe mbrojtje tregon se jemi një partner i besueshëm dhe i përkushtuar në Aleancën Euroatlantike”, – deklaroi Presidenti Begaj, duke rikonfirmuar përkushtimin ndaj vlerave të NATO-s.

WhatsApp Image 2024 04 11 at 13.01.47 2

Siguria, – u shpreh ai, nuk është vetëm një çështje ushtarake, por kërkon  stabilitet politik, zhvillim ekonomik dhe respektim të të drejtave të njeriut.
“Angazhimi ynë ndaj NATO-s është i pakushtëzuar dhe tregon se jemi të gatshëm të marrim pjesë jo vetëm për mbrojtjen e kufijve tanë, por edhe për të ndihmuar e kontribuar në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon e më gjerë”, – deklaroi Presidenti Begaj.
Kreu i Shtetit e cilësoi anëtarësimin në NATO jo destinacion, por si një udhëtim të vazhdueshëm të Shqipërisë, – siç u shpreh ai, për të forcuar demokracinë, investimet në kapacitetet mbrojtëse, si dhe bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë për të ndërtuar një të ardhme më të sigurt e më të qëndrueshme për të gjithë.

WhatsApp Image 2024 04 11 at 13.01.48
Duke iu referuar kontekstit të tensioneve gjeopolitike në rritje dhe ndërlikimit të sfidave të sigurisë, Presidenti Begaj u shpreh:Qenia jonë në NATO është një udhërrëfyes për Shqipërinë në ruajtjen e vlerave demokratike, për mbrojtjen e interesave kombëtare dhe për kontributin për një botë më të sigurt e të qëndrueshme.
Presidenti Begaj përcolli një falënderim të veçantë ndaj Shteteve të Bashkuara për ndihmën e vazhdueshme dhe ndërhyrjen  e NATO-s për çlirimin e  Kosovës, duke u shprehur: Kombi shqiptar nuk do ta harrojë kurrë këtë.

WhatsApp Image 2024 04 11 at 13.01.48 1
“Vendosmëria e NATO-s për të mos lejuar spastrimin etnik për shqiptarët e Kosovës, sot merr një vlerë të jashtëzakonshme”, – deklaroi Presidenti i Republikës.
Presidenti Begaj shprehu mirënjohje për punën e efektivëve dhe ushtarakëve.
Ata- u shpreh Presidenti, – meritojnë të kenë të gjithë mbështetjen tonë si shoqëri, që të mund të vazhdojnë të përmbushin misionin e tyre fisnik.