Presidenti i Republikës së Shqipërisë

526d7f8c 4fbd 4c87 ac7f 67e77be5c8bc

Lajme

Presidenti Begaj me mësuesit pensionistë nga e gjithë Shqipëria: Një festë plot emocion!

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, në Ditën e Mësuesit mirëpriti në ambientet e Institucionit të Presidentit mësues në pension, të cilët kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në arsimin shqiptar.

Presidenti Begaj u shprehu vlerësim dhe falënderim edhe në emër të shoqërisë shqiptare për rolin që ata kanë luajtuar në edukimin e brezave me dashuri  për gjuhën, arsimin dhe atdheun.

2e37201c 5ddd 4f71 a141 d42b9d23d315

Më poshtë, fjala e plotë Presidentit Begaj në këtë aktivitet.

Të nderuar mësues,

Zonja dhe zotërinj,

Sot, ndërsa qëndrojmë këtu së bashku, dua ta nis me një fjalë të thjeshtë, por të ngarkuar me emocione: Faleminderit!

ddf80019 c841 4ef4 bdd1 8326f6f6010a

Faleminderit që keni qenë dhe vazhdoni të jeni kolonat mbi të cilat u ndërtua dhe po rritet sistemi ynë arsimor. Ju, me përkushtimin, pasionin dhe dashurinë tuaj ndaj mësimdhënies, keni ndezur shkëndijat e kureshtjes dhe njohurisë në zemrat e shumë brezave. Historitë tuaja, përvojat dhe mësimet që keni ndarë janë trashëgimi e çmuar, që vijon të frymëzojë breza të tërë.

bed7e485 b11a 42f7 a82f aa8f2cb56225

Në këtë udhëtim të gjatë e të ndërlikuar, që quhet edukim dhe arsim, ju keni qenë jo thjesht mësues, por edhe edukatorë dhe mentorë për shumë nxënës që sot e kësaj dite ju kujtojnë me mirënjohje dhe dashuri. Roli juaj në formimin e karaktereve dhe në ndërtimin e një shoqërie të ditur e të përgjegjshme nuk mund dhe nuk duhet të nënvlerësohet. 

b02bd8a6 beb5 4562 a393 eb415455f033

Përmes përkushtimit tuaj keni treguar se arsimi nuk është thjesht transmetim njohurish, por një mision i shenjtë për të përcjellë dijen dhe vlerat më të mira të popullit tonë, shqiptarinë.

Sot, më shumë se kurrë, nevojitet urtësia, përvoja dhe dashuria juaj për mësimdhënien. Ndërsa ndërtojmë një të ardhme arsimore që përpiqet të jetë gjithëpërfshirëse, e drejtë dhe inovative, ne duhet të gjejmë frymëzim tek ju, te shembulli që jepni çdo ditë në kryrjen e misionit tuaj me sakrifica, por dhe dashuri për filizat e së ardhmes. Ju jeni dëshmia se mësuesit janë në të vërtetë ndërtuesit e së nesërmes.

83a79aa3 a373 43fd b32d de6b3613284b

Le të vazhdojmë të ndërtojmë mbi themelet që keni vendosur, duke ruajtur vlerat tradicionale që na kanë orientuar deri këtu, por duke përqafuar edhe metodat dhe teknologjitë e reja që na çojnë përpara.

Në fund të ditës, ajo që na bashkon të gjithëve është dashuria për vendin dhe besimin në fuqinë e arsimit dhe përcjelljes së dijes nga brezi në brez për të ndryshuar jetë.

1eb99b7c a575 4717 b0de 46b39b11b3ab

Ju i keni dhënë jetës suaj një qëllim të lartë, duke lënë një gjurmë të pashlyeshme në zemrat dhe mendjet e atyre që keni mësuar. Për këtë, ju do të mbaheni mend gjithmonë si krenari dhe heronj të shoqërisë sonë!

Ju faleminderit nga zemra!