Presidenti i Republikës së Shqipërisë

fe291de4 6e65 4fa3 9a63 85c920a1dc65

Lajme

Presidenti Begaj me biznesmenët e Shijakut: Investimet e huaja serioze dhe sipërmarrjet shqiptare të ndershme e zhvillojnë Shqipërinë

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, zhvilloi takime me biznesmenët e Bashkisë së Shijakut, të cilët operojnë me investime të huaja dhe shqiptare.

1c0ff85d b7f9 479c a662 298aa71058dc

Presidenti theksoi rëndësinë e shtimit të investimeve serioze të huaja edhe të sipërmarrjeve të ndershme vendase, të cilat shërbejnë për zhvillimin e objektivave të qëndrueshëm dhe modele për një të ardhme më të mirë.

863d0ced dce2 4fc7 b943 61bced59a65e

Zoti Begaj vizitoi fillimisht kompanitë e hapura si sipërmarrje familjare të vogla pas viteve ’90, të cilat sot janë forcuar dhe kanë hyrë në tregjet ndërkombëtare.

Kompania “Insifa”, me qendër në  Maminas, është firmë e 6 vëllezërve Osmani, të cilët e ndërmorën këtë nismë në vitin 1992 përmes një lokali, dhe tani kanë ngritur biznes të qëndrueshëm në fushën e gastronomisë,  kulinarisë dhe turizmit. “Insifa” ka, gjithashtu, teknologjinë më të re të prodhimit të ëmbëlsirave.

123714b3 bcfe 43cb 98b7 3772cfbe5a53

Presidenti Begaj e vlerësoi këtë sipërmarrje frymëzuese, dukë u shprehur: – “Ky është një shembull se vetëm me punë të ndershme mund të bësh vepra të mira”.

“Ju promovoni emrin e familjes tuaj edhe në shqip. Të eksportosh në 35 vende produkte “Made in Albania”, me cilësi të lartë, dëshmon që ju jeni promovuesit më të mirë të Shqipërisë.” – shprehu Presidenti Begaj gjatë takimit.

Një tjetër model zhvillimi është edhe kompania “Agro Koni” në Koxhas-Fushë, ku Presidenti, gjatë takimit, vizitoi dy serat e këtij agrobiznesi.

3ec5ebdd 13c8 4c0c b0fe 4e9bc2d6ec58

Presidenti i përgëzoi sipërmarrësit për investimet në bujqësi dhe bletari, si dhe u shpreh: “Përmes ngritjes dhe fuqizimit të bizneseve, garantohen më shumë vende pune për familjet dhe komunitetet”.

9cdc0e69 3938 4548 931a d04671d4614a

Në nxitje të shtimit të investimeve ndërkombëtare në Shqipëri, Presidenti Begaj zhvilloi dhe një vizitë në “Maccaferri Balkans”, me qendër në Xhafzotaj,  degë e kompanisë ndërkombëtare të Italisë , “Maccaferri Group” , lider në tregjet e inxhinierisë civile, gjeoteknike dhe mjedisore.

4bb323e5 a65b 49ed 8ba0 dab2f4d833d0

Presidenti e vlerësoi këtë sipërmarrje serioze dhe u shpreh se Shqipëria ka nevojë për to.

Në këtë filial, ku punojnë mbi 200 shqiptarë, Z.  Begaj u prit nga  kreu i grupit italian “Macaaferri”, z. Lapo Vivarelli Colonna, me të cilin bisedoi për vlerat dhe vizionin global të investimit.

eb3d7e9a 9e64 4e3e 8fd0 939562f1934a

“Dikur kam thënë se në Shqipëri ka shumë italianë, por pak Itali, por prezenca e grupit tuaj tregon se Italia po vjen me investime serioze”, – u shpreh Presidenti Begaj.

ff9845fa c875 4451 a61d 1b3c2070447c