13/09/2023• Dekrete, Akte Juridike, Archive• Bianka Hada
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS
PRESIDENTI
D E K R E T
PËR EMËRIMIN NË DETYRË TË KOMANDANTIT TË FORCËS AJRORE
Në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 169, pika 3, të Kushtetutës, si dhe nenit 9, pika 3, shkronja “c” të ligjit nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes,
D E K R E T O J :
Neni 1
Gjeneral Brigade Ferdinant Vasil Dimo emërohet në detyrë Komandant i Forcës Ajrore.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Dekret nr. 210
Tiranë, më 13.9.2023
BAJRAM BEGAJ