28/07/2022• Akte Juridike, Archive, Dekrete• Bianka Hada
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS
PRESIDENTI
D E K R E T
PËR
EMËRIM ZËVENDËSKRYEMINISTRI
Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, nr. 4291 prot., datë 24.07.2022,
D e k r e t o j:
Neni 1
Zonja Belinda Balluku, ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, emërohet edhe Zëvendëskryeministër.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 13837
Tiranë, më 26.07.2022
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BAJRAM BEGAJ