16/01/2023• Akte Juridike, Archive, Dekrete• Bianka Hada
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS
PRESIDENTI
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D E K R E T O J :
Shpalljen e ligjit nr. 92/2022, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huas në Republikën e Shqipërisë””, të ndryshuar.
Dekret nr. 13
Tiranë, më 16.1.2023
BAJRAM BEGAJ