25/10/2023• Akte Juridike, Archive, Dekrete• Bianka Hada
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS
PRESIDENTI
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D E K R E T O J:
Shpalljen e ligjit nr. 80/2023, “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin “Ndërtimi i urave të qëndrueshme duke përdorur qasjen e programit me shumë faza”.
Dekret nr. 303
Tiranë, më 25.10.2023
BAJRAM BEGAJ