23/06/2023• Dekrete, Akte Juridike, Archive• Bianka Hada
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS
PRESIDENTI
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D E K R E T O J:
Shpalljen e ligjit nr. 40/2023, “Për disa ndryshime dhe një shtesë në ligjin nr. 68/2017, “Për financat e vetëqeverisjes vendore””.
Dekret nr. 87
Tiranë, më 23.6.2023
BAJRAM BEGAJ