Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Dekrete, Akte Juridike, Archive

Presidenti Begaj dekreton shpallje ligji nr. 34/2023

Stema per dekretet e sakte e1695984479812

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS

PRESIDENTI

D E K R E T

PËR SHPALLJE LIGJI DHE DHËNIEN E PËLQIMIT PËR HYRJEN NË FUQI MENJËHERË TË LIGJIT
 
Në mbështetje të nenit 84, pikat 1 dhe 4, dhe nenit 93 të Kushtetutës,

D E K R E T O J:

Neni 1

Shpalljen e ligjit nr. 34/2023, “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9584, datë

17.7.2006, “Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj”, të ndryshuar.

Neni 2

Dhënien e pëlqimit për hyrjen në fuqi menjëherë të ligjit nr. 34/2023, “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9584, datë 17.7.2006, “Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj”, të ndryshuar.

Dekret nr. 74

Tiranë, më 29.5.2023

BAJRAM BEGAJ