Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Akte Juridike, Archive, Dekrete

Presidenti Begaj dekreton lirimin nga detyra të Komandantit të Forcës Tokësore, Gjeneral Brigade Arben Voke Kingji

Stema per dekretet e sakte e1695984479812

  REPUBLIKA E SHQIPËRISË

INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS

PRESIDENTI

DEKRET

PËR
LIRIMIN NGA DETYRA TË KOMANDANTIT TË FORCËS TOKËSORE

Në mbështetje të neni 93 dhe nenit 169, pika 3, të Kushtetutës, të nenit 9, pika 3, germa “c)”, e ligjit nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes me nr. 3855/2 prot., datë 26.07.2022,

D e k r e t o j:

Neni 1

Gjeneral Brigade Arben Voke Kingji, lirohet nga detyra e “Komandantit të Forcës Tokësore”.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. i Dekretit 13839
Tiranë, më 01.08.2022

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BAJRAM BEGAJ