Presidenti Begaj dekreton lirimin nga detyra të drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit, zotit Helidon Bendo

Presidenti Begaj dekreton lirimin nga detyra të drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit, zotit Helidon Bendo

 

D E K R E T

PËR LIRIMIN NGA DETYRA TË DREJTORIT TË SHËRBIMIT INFORMATIV TË SHTETIT

  

Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 5, paragrafit 2, të ligjit nr. 8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ Kombëtar”, të ndryshuar, me propozim të Kryeministrit,

D E K R E T O J :

Zoti Helidon Bendo, lirohet nga detyra e drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit.

 

 

Dekret nr. 13887

Tiranë, më 23.12.2022

                                                                                                                      BAJRAM BEGAJ