Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Akte Juridike, Archive, Dekrete

Presidenti Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Japoni, rezident, si dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Filipineve, Republikën e Indonezisë, Republikën e Singaporit, dhe në Malajzi, jo rezident

Stema per dekretet e sakte e1695984479812

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS

PRESIDENTI

D E K R E T

PËR

 LIRIM AMBASADORI NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 26, pika 2 të ligjit nr. 23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit,

D E K R E T O J:

Neni 1

Zoti Gjergj Teneqexhiu lirohet nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Japoni, rezident, si dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Filipineve, Republikën e Indonezisë, Republikën e Singaporit dhe në Malajzi, jo rezident.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

 

 

Dekret nr. 49

Tiranë, më 8.2.2024

BAJRAM BEGAJ