12/07/2023• Akte Juridike, Archive, Dekrete• Bianka Hada
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS
PRESIDENTI
D E K R E T
PËR LIRIM AMBASADORI NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 26, pika 2 të ligjit nr. 23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë” me propozim të Kryeministrit,
D E K R E T O J:
Neni 1
Zonja Ravesa Lleshi lirohet nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë, pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara dhe Organizatave të Tjera Ndërkombëtare në Gjenevë, rezident.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Dekret nr. 129
Tiranë, më 12.7.2023
BAJRAM BEGAJ